Nga 14 Qershori në ekranin e Tv Klan vjen emisioni “Euro Zone”, nga Gent Lasku i cili do të shoqërojë çdo ndeshje.

I ftuar në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Gent Lasku dha më shumë detaje lidhur me emisionin që pritet të nisë në Tv Klan. Lasku ndër të tjera tregoi edhe lidhjet e tij me sportin ku theksoi se ndihet i privilegjuar që do të ketë mundësinë të drejtojë një emision të tillë.

Moderatori zbuloi më shumë detaje edhe sa i përket emrit të emisionit dhe faktin pse u zgjodh pikërisht ”Euro Zone”.

Genti Lasku: E dua futbollin, e kam dashur gjithmonë. Kam shkuar në disa emisione për të dhënë mendimin tim dhe megjithëse basketbolli ka qenë sporti që unë kam ushtruar si profesionist për një karriere 20 vjeçare, kështu që kam goxha. Për Gentin si prezantues dua të them se është hera e parë dhe e kam me shumë kënaqësi dhe ndihem shumë i privilegjuar sepse të kesh mundësi që të transmetosh një emision të tillë që është goxha i detajuar dhe teknik, në një televizion siç është televizioni kombëtar Klan, aq më tepër një okazion që ka edhe ekskluzivitetin e transmetimit të të gjitha ndeshjeve, ku ja mundëson të gjithë shqiptarëve pa pagesë në shtëpitë e tyre, gjë që është goxha për tu duartrokitur. Unë mendoj që është një privilegj dhe një nder. Kështu që unë jam prezantues i këtij emisionit dhe e kam për herë të parë.

-Pse “Euro Zonë”, a kishte emra të tjerë, diskutime të tjera?

Genti Lasku: Sidomos në një sipërmarrje të tillë është nja staf gjigand atje pas që po punon për të gjithë emisionet, lidhjet direkte, transmetimet, show-n në darkë me Marina Vjollcën dhe diskutimi mbi gjetjen e emrit është bërë për ditë të tëra. Euro ka të bëjë me Europianin që është e pashmangshme dhe ti duhet të jesh sa më përcaktues në atë që thua ndërsa Zone është fiks ajo zona që simbolizon atë zonën e golit, të tifozëve, pra është një term që e përkufizon rreth futbollit atë që ne do të diskutojmë. Një nga shumë emrat që u diskutua ishte edhe “Euro Zonë”.

Si është konceptuar emisioni?

Genti Lasku: Unë mendoj që është një spektakël shumë i madh ai që do të bëhet në darkë, por emisioni që do të transmetojë Klani para dhe pas çdo ndeshje do të jetë i një lloji më ndryshe nga çfarë kemi parë. Patjetër do të ketë diskutime në studio për lojrat në fushë, analiza, lidhje me korrespondentët tanë nga Gjermania dhe sheshet e Tiranës, por mënyra se si do të shpaloset ana teknike ka për të qenë e një niveli goxha të lartë.

Ndër të tjera Lasku shtoi se e bukuria e emisionit është se asgjë nuk është e vendosur sa i përket orarit pasi duke qenë se emisioni transmetohet para dhe pas çdo ndeshje, gjithçka varet prej tyre. Ai shtoi se “Euro Zone” do të fillojë ditët e para nën moderimin e moderatores Viola Spiro që do të nisë ndeshjen e drekës që prej orës 14:00./tvklan.al