Spanja ka bërë një rrugëtim perfekt për në çerekfinalet e Euro 2024, e ndërsa rivali i radhës do të jetë Gjermania, tek iberikët nuk ka qetësi.

“La Roja” i trembet një mallkimi. Përfaqësuesja kurrë nuk ka fituar në një kompeticion ndërkombëtar kur kundër ka pasur vendin organizator.

Ky ters nis nga viti 1934, kur Spanja u mund nga Italia në Kupën e Botës, raporton gjermania “Bild”. Në 1950, i shkatërroi Brazili 6-1 po në botëror.

30 vite më pas, kur europiani organizohej nga Italia, ‘të kaltrit’ i mposhtën. Një edicion më pas i mundi Franca, e pastaj Gjermania.

Në europianin e 1996 festoi Anglia organizatore kundrejt tyre, në Kupën e Botës në 2002, Iberikët i turpëroi Koreja e Jugut. Në Euro 2004 u mundën nga Portugalia, e madje në 2018 i eliminoi  Rusia në raundin e të 16-ve me penallti.

Kjo është arsyeja se përse tifozët i tremben përballjes me ‘pancerat’.

Për më tepër që skuadra e Nagelsman në sfidën në Shtutgard Arena më 5 korrik do të ketë mbështetjen e tifozëve në sfidën e vështirë kundër “ La Roja”.

“Pancerat” e dëshirojnë fitoren ndaj Spanjës, që nuk vjen në një event ndërkombëtar që nga viti 1988.

Të dyja përfaqësueset konsiderohen si favorite për ta fituar trofeun, ndërsa janë shpallur kampione Europe nga tri herë përgjatë historisë.

Klan News