Eurodeputetët pro certifikatës së vaksinimit




Eurodeputetët pro certifikatës së vaksinimit

18:10 08/06/2021

Shtetet e BE-së mund të lidhin marrëveshje me Ballkanin për të pranuar të vaksinuarit me Sputnik V e Sinovac

Eurodeputetet i kanë dhënë dritën jeshile ligjit të ri evropian që sanksionon lëshimin e certifikatave të vaksinimit si dokumente që mundësojnë lëvizjet për qëllime turistike. Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders deklaroi se deri tani më shumë se një milion evropianë kanë marrë certifikatën kundër Covid-19 që po jepet nga shtetet anëtare të BE-së.

“Sa më shumë vaksinime mund të realizojmë aq më i lehtë do të jetë procesi i lëvizjes gjatë verës. Përndryshe, ne rrezikojmë një shpërthim të madh në Korrikun e parë, të cilin nuk mund ta përballojmë. Certifikata digjitale për Covid-19 do të jetë falas dhe do të jetë e disponueshme për të gjithë evropianët”, është shprehur Komisioneri i Drejtësisë i BE, Didier Reynders

Certifikata dëshmon imunitetin e shtetasve ndaj Covid-19, qoftë përmes vaksinimit të plotë ose nëpërmjet statusit të tyre negativ të testit duke shmangur detyrimin për karantinë. Do të lejohen të lëvizin për qëllime turistike ata që kanë marrë dy dozat e vaksinave të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave deri më tani Pfizer-BioNTech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson

Shtetet antare të BE-se individualisht mund të vendosin të pranojnë në territorin e tyre edhe ata shtetas jashtë BE-së që kanë marrë dozat e vaksinave kineze Sinovac, Sinopharm dhe asaj ruse Sputnik V.

Klan News





Të ngjashme