Eurodeputeti Knut Fleckenstein me një postim në Twitter ka uruar Shqipërinë për marrjen e rekomandimit të pakushtëzuar nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

 Eurodeputeti thotë se tashmë pret që progresraporti të miratohet edhe nga Këshilli Europian dhe se Shqipëria e meriton këtë vendim.

Urime! Jam shumë i lumtur. Hap i madh përpara për Shqipërinë. Rekomandim i pakushtëzuar nga Komisioni Europian për të hapur negociatat. Shqipëria e meriton! Presim që këshilli të bjerë dakord po ashtu”, tha Fleckenstein. 

/tvklan.al