Zëvëndës Presidentja e Komitetit për Tregtinë Ndërkombëtare në KE dhe anëtare e Parlamentit Europian nga radhët e Demokracisë së Re dhe Partisë Popullore Europiane, Anna Michelle Asimakopoulou i ka drejtuar një pyetje Komisionit Europian në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se Shqipëria është e gatshme të mirëpresë refugjatët afganë, ndërkohë që strukturat kanë filluar përgatitjen për strehimin e tyre të përkohshëm.

Asimakopoulou vuri theksin gjatë pyetjes së saj se ende është i panjohur numri ekzakt i refugjatëve që do të vinë, kohëzgjatja e qëndrimit të tyre dhe vendet e akomodimit, e sipas saj kjo rrit riskun për një fluks të ri emigrimesh drejt Greqisë.

Duke marrë parasysh këtë fakt, presionit dhe shkeljes të së drejtave që sipas eurodeputetet minoritetit grek ka hasur në Shqipëri, ajo pyeti Komisionin Europian për numrin e saktë të refugjatëve afganë që do të mirëpresë Shqipëria dhe se si do garantohen të drejtat e minoritetit grek marrë parasysh këtë fakt.

Ajo ka kërkuar që të sigurohet që nuk do të krijohet një fluks i ri emigrantësh drejt Greqisë përgjatë kufirit greko-shqiptar./tvklan.al