Rrjeti televiziv prestigjoz vlerëson peisazhet mahnitëse që ofrojnë “Bjeshkët e Namuna”
Evropa ka një sërë destinacionesh të përshtatshme për ski dhe që ja vlejnë për t’u eksploruar.
Rrjeti televiziv “Euronews” ka renditur 13 vendet më të bukura në kontinentin e vjetër që ofron peizazhe dhe kultura unike, dhe disa nga masivet malore më të bukura në botë.
Pjesë e kësaj liste është edhe Shqipëria, konkretisht Alpet shqiptare që ofrojnë një nga vendpushimet më të mira për ski në Evropë.
Si pjesa më e lartë e të gjithë Alpeve Dinarike, të cilat kalojnë zig-zag në të gjithë gadishullin e Ballkanit perëndimor, ‘Bjeshkët e Nemuna’ ofrojnë linja të pjerrëta skijimi nga majat e maleve si Maja e Rosit ose Maja Jezerca me pamje mahnitëse të Shqipërisë veriore, Kosovës dhe Malit të Zi.
“Bjeshkët e Nemuna” të cilat sipas folklorit vendas u krijuan nga djalli kur u lëshua nga ferri, sipas Euronews të kujtojnë “Alpet Dolomite” italiane të cilat praktikisht të padepërtueshme gjatë verës me vetëm një seri kalimesh të larta që lidhin një numër të vogël fermash në lugina.
Pikat turistike më të bukura janë rreth luginës së Valbonës dhe Thethit. Këtu turistët mund të qëndrojnë në një nga bujtinat e shumta dimërore. Nuk ka opsione për aktivitete pas skive, por mund të ngroheni duke provuar rakinë e kumbullës të bërë në shtëpi, një pije tradicionale shqiptare.
Klan News