Me titullin anashkaloni ‘Europën Perëndimore, Shqipëria, Mali i Zi dhe Polonia ofrojnë diell dhe det me çmime të lira’, rrjeti i njohur televiziv Euronews fton lexuesit t’i kthejnë sytë nga destinacionet e  bukura të Evropës Lindore.

Media prestigjioze shkruan se Sllovenia dhe vendi ynë kanë patur një rritje të numrit të vizitorëve. Sipas kësaj media, këto dy vende janë parë si alternativë mjaft  e mirë ndaj Italisë dhe Kroacisë.

Por vendi ynë është një alternativë shumë e mirë edhe ndaj Greqisë. Shqipëria ofron plazhe me rërë të bardhë dhe një trashëgimi të pasur kulturore dhe të gjitha kostot më të përballueshme se fqinji grek.

Turistët këshillohet të zgjedhin Vlorën si një destinacion në rritje, ku vizitorët mund të shijojnë  prodhimet e detit dhe të qëndrojnë në strukturat akomoduese të cilat janë të shumëllojshme dhe i përshtaten çdo udhëtari.

Rekomandon që vizitorët të kalojnë një ditë në brigjet e qeta të plazhit të Nartës ose Zvërnecit, ose të marrin një varkë në ishullin  e Karaburunit.

Klan News