Temperaturat e larta vijojnë të mbajnë të mbërthyer gjithë Europën. Termometri në Portugali tejkaloi 46 gradë Celsius, duke arritur rekordin e të gjitha kohërave që Athina mban prej 1977-ës, 48 gradë celcius.

Të ndihmuara edhe nga thatësira dhe erërat e forta, zjarret vijojnë të zgjerojnë hartën e tyre në jug të Portugalisë e Spanjës, ku autoritetet kanë evakuuar banorët e zonës por edhe qindra turistë. Mbi 1 mijë zjarrfikës po luftojnë me flakët.

I nxehti rekord detyroi autoritetet në Francë, të mbyllin 4 reaktorë bërthamorë në zonën pranë lumit të Rinit. Nxehja e ujërave shkaktoi ngordhje masive të peshqëve në lumenjtë e Hamburgut.

Pishinat, plazhet dhe liqenet ishin të tejmbushura me turistë gjatë kësaj jave në gjithë kontinentin. Parashikohet një rënie e lehtë nën 40 gradë e temperaturave për gjatë ditëve në vijim, por që gjithsesi i nxehti do të vijojë të jetë i tepër i ndjeshëm.

Tv Klan