Europa drejt karantinës së dytë



Europa drejt karantinës së dytë

23:40 28/10/2020

Numri i lart i të infektuarve, rikthehen masat si në muajin Mars

Shtete kryesore të Europës janë në prag të një karantine të dytë kombëtare për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19. Media franceze thonë se Presidenti Emmanuel Macron pritet të shpallë për së dyti karantinën kombëtare, që mund të nisë që mesnatën e të enjtes. Shtetrrethimi në shumicën e qyteteve të mëdha duket se nuk ka dhënë rezultatet e kërkuara. Spitalet po punojnë mbi kapacitet, ndërsa infektimet ditore nuk po bien.

Sipas Presidentit Macron 58 përqind e njësive të kapaciteteve të kujdesit intensiv të vendit tani janë të zëna nga pacientët Covid-19 dhe stafi mjekësor është nën trysni. Ekspertët e shëndetësisë kërkojnë një bllokim të plotë, një mujor, pasi spitalet mund të shkojnë në kolaps.

Edhe në Gjermani karantina do të nisë të hënën, më 2 Nëntor. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve. Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me koronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë.

Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura, por do të minimizohen kontaktet. Pritet të mbyllen hotelet, kinematë, teatrot, pishinat, palestrat dhe të gjitha aktivitetet që grumbullojnë shumë klientë.

Bareve dhe restorantet do lihen në funksion vetëm e shërbimit jashtë ambienteve të tyre. Kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.

Klan Plus





Të ngjashme