Dy vendet përgjuan liderët e BE-se midis viteve 2012 – 2014

Fuqitë europiane kërkuan shpjegime nga ShBA-ja dhe Danimarka pas akuzave se kishin punuar së bashku për të përgjuar politikanët e lartë europianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel.

Transmetuesi danez DR tha se Shërbimi i Zbulimit Ushtarak dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e ShBA-së (NSA) bashkuan forcat midis viteve 2012 dhe 2014 për të mbledhur informacione nga udhëheqësit europianë, midis tyre edhe kancelaren Merkel.

Kjo e fundit është një prej atyre kërkuan shpjegimeve nga të dy vendet. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga dy agjencitë e zbulimit.

Ministrja daneze e Mbrojtjes, Trine Bramsen, as e konfirmoi dhe e mohoi lajmin, por ai i tha agjencisë së lajmeve AFP se “përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm”. Ajo nuk ishte në krye të ministrisë gjatë kohës së pretenduar të përgjimit.

“Kjo është e pranueshme midis aleatëve, dhe mbi të gjitha e papranueshme midis aleatëve dhe partnerëve europianë,” tha presidenti francez EmmanuelMacron, pasi bisedoi me zonjën Merkel.

Kancelarja tha se ishte dakord me komentet e presidentit Macron dhe shtoi se kishte marrë garanci nga ministrja daneze e mbrojtjes se qeveria e tanishme e dënon këtë veprim.

Raportohet se nën përgjim sistematik kanë qenë zyrtarë nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia. Këto vende  gjithashtu bënë thirrje për shpjegime.

Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg i tha transmetuesit publik NRK: “Është e papranueshme nëse vendet që kanë bashkëpunim të ngushtë të ndiejnë nevojën për të përgjuar njëri-tjetrin.”

Klan News