Atletico Madrid fitoi Europa League. Suksesi 3 – 0 me Marseille në finalen e zhvilluar të mërkurën në Lion bëri që ekipi spanjoll të merrte për herë të tretë këtë trofe. Atletico që nuk kishte në stol trajnerin Diego Simeone për shkak pezullimi la kundërshtarin të qarkullonte topin, por u shfaq më i saktë para portës.

Francezi Antoine Griezmann ishte protagonisti i mbrëmjes me 2 gola të shënuar. Në mesin e pjesës së parë një gabim i portierit Mandanda u shfrytëzua nga lojtarët e Atletico Madrid. Griezmann kaloi ekipin e tij në avantazh pas 21 minutash lojë. Skuadra franceze edhe pse krijoi aksione nuk arriti të barazonte rezultatin. Pas pushimit ishin sërish ekipi spanjoll që shënoi.

Griezmann mundi për të dytën herë Mandanda. Marseille iu afrua golit me Mitroglou, i cili goditi shtyllën. Kapiteni i Ateltico, Gabi i dha goditjen pëfundimtare ekipit francez me golin e realizuar në çastet e fundit. Marseille dështon në një tjetër finale të Europa League pas atyre të 1999 dhe 2004 kur turneu quhej Kupa Uefa.

Tv Klan