Kalojnë të mëdhenjtë

Raundi i 1/16-ave në UEFA EUROPA LEAGUE ka prodhuar surpriza të mëdha. Napoli, Bayer Leverkusen dhe Leicester City i kanë dhënë lamtumirë kompeticionit, ndërkohë që në raundin tjetër vijuar rrugëtimin ekipe si Milan, Manchester United, Arsenal dhe Roma.

Milan barazoi edhe në takimin e dytë 1-1 përballë Crvena Zvezda por siguruar kalimin më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-3. Manchester United u ndal në barazim 0-0 nga Sociedad në “Old Trafford”, megjithatë vijojnë rrugën drejt finales së madhe pas fitores me poker golash në ndeshjen e parë, 4-0. Arsenal mori një fitore dramatike 3-2 kundër Benfica-s në ndeshjen e kthimit.

Topçinjtë siguruan kualifikimin në 1/8-at falë një goli të Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 87-të. Dy gola për ish-sulmuesin e Milan-it dhe dy asiste për talentin Saka. Napoli ishte i pafuqishëm në sfidën e kthimit ndaj Granadës, duke mos i shërbyer aspak fitorja 2-1 në Itali. Kjo pasi spanjollët fituan 2-0 takimin e parë dhe djemtë e Gattuso i japin kështu lamtumirë kompeticionit.

Ajax kaloi më tej pas një tjetër fitoreje 2-1 ndaj Lille, ashtu si Vilareal që mposhti me të njëjtin rezultat Salzburg. Shakhtar Donetsk gjithashtu kaloi më tej pas triumfit 1-0 ndaj Maccabi Tel Aviv, ndërsa Rangers fitoi 5-2 ndaj belgëve të Antwerp.

Surpriza më e madhe e mbrëmjes ishte Molde, që mposhti 0-2 Hoffenheim në Gjermani, duke siguruar kalimin për më tej, pasi në ndeshjen e parë kishte barazuar 3-3, ku përmbysi një disavantazh 0-3.

Klan News