Mesfushori krijon iluzione te Pioli, më pranë çerekfinaleve të kompeticionit

Milan hedh një hap të madh drejt raundit çerekfinal të Europa League. “Kuqezinjtë” fituan pastër 3-0 takimin e parë të këtij turi përballë Rennes për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit më tej në kompeticionin e dytë të UEFA-s.

Mesfushori Loftus-Cheek ishte ai që bëri diferencën në fushën e lojës. Anglezi realizoi dy herë në portën e francezëve, me 28-vjeçarin që bëhet i dyti mesfushor i kuqezinjtë që shënon dy gola në një takim me eliminim direkt në kompeticionet e UEFA-s.

Hera e fundit që kjo kishte ndodhur, ishte në prillin e vitit 2007, kur realizoi dy herë Rikardo Kaka. Më kujton Sergej Milinkoviç-Saviç pranoi trajneri i Milanit, Stefano Piolin, referuar Loftus-Cheek, i cili tashmë bëhet gjithnjë e më vendimtar për Milanin. Në 22 takime këtë sezon, anglezi ka shënur 7 gola, ose thënë ndryshe, një gol çdo 180 minuta. Llogaritë e kësaj sfide i mbylli talenti portugez, Leao, që shënon golin e 6-të sezonal.

Klan News