Roma-Ajax ndez mbrëmjen, Manchester United synon menaxhimin e rezultatit 

Mbrëmjen e sotme do të mësohen edhe dy çiftet gjysmëfinale të Europa League. Sfida që pritet më me shumë interes është ajo mes Slavias së Pragës dhe Arsenalit.

Barazimi 1-1 një javë më parë i regjistruar në Londër lë gjithçka të hapur në këtë 90 minutësh, me anglezët që janë të dënuar për të fituar nëse dëshirojnë që të vijojnë garën në kompeticionin Europian.

Dueli që pritet të prodhojë emocione të mëdha luhet në Romë, në stadiumin “Olimpiaco” që hap dyert për sfidën mes vendasve të Romës dhe Ajaxit.

Kryeqytetasit nisen të avantazhuar pas fitores me përmbysje 2-1 në Holandë dhe janë një hap larg kualifikimit për në gjysmëfinale.

Gjithçka e hapur dhe në sfidën që luhet në Spanjë, mes Vijarealit dhe Dinamos së Zagrebit. Nëndetësja e verdhë fitoi duelin e parë 1-0, megjithatë kroatët nuk janë dorëzuar dhe një gjë të tillë e kanë konfirmuar dhe ndaj Tottenham, ku arritën të përmbysnin londinezët për të ardhur në këtë raund.

Manchester United është e favorizuar për të shkuar më tej pas fitores 2-0 një javë më parë dhe ndaj Granadës nuk pritet ta ketë të vështirë në “Old Trafford”. Të katër sfidat luhen sot duke nisur nga ora 21:00.

Klan News