Partizani do të ketë një përballje të vështirë me sllovenët e Maribor pasditen e së enjtes. Të kuqtë do të luajnë në orën 17:30 në “Selman Sërmasi” sfidën e parë në këtë sezon në Europa League. Ekipi i drejtuar nga Skënder Gega priti deri në fund që të përfshihej nga UEFA në këtë aktivitet. Kjo kohë ishte e shkurtër për një përgatitje të mjaftueshme, por gjithëssi trajneri Gega beson te forca e ekipit të tij.

Skënder Gega, trajner i Partizanit:

Me grupin që kemi të bëjmë të mirën, për një paraqitje dinjtoze. Duhet të mos gabojmë në të gjithë fazat e lojës që mos t’i japim shanse kundërshtarit.

Kapiteni Alban Hoxha shpreson që ekipi të tregojë atë që ka bërë në të kaluarën me skuadra të forta.

Alban Hoxha, Kapiten i Partizanit :

Kemi treguar dhe në vitet e kaluar, që kanë qenë ndoshta ekipe më të fortë dhe jemi përballur si të barabartë dhe këtë gjë duam të bëjmë edhe ndaj Maribor.

Të merkuren në stadiumin “Selman Stërmasi” zhvilloi stërvitjen edhe Maribor. Te skuadra sllovene luan shqiptari Valon Ahmedi, i cili është aktivizuar edhe me Kombëtaren. Në fushë kundërshtare do të luajë luajë Luftëtari ndaj letonezëve të Ventspils dhe Laçi me qipriotët e Anorthosis Famagusta.

Tv Klan