30 skuadra duan biletën për në 1/16-at

Mbrëmjen e sotme do të mësohen 15 skuadrat që do vijojnë garën drejt finales së UEFA Europa League.

Pas Tottenham që nuk e diskutoi kalimin në raundin tjetër, është radha e të tjera skuadrave të mëdha për të zbritur në fushë. Manchester United e ka thjeshtë një formalitet sfidën e kthimit ndaj Real Sociedad, me takimin e parë të fituar me shifrat 4-0. Leicester City do tentojnë biletën për në raundin tjetër përballë Slavias së Pragës, me takimin e parë të mbyllur në barazim 0-0.

Milan niset favorit në “San Siro” ndaj Crvena Zvezdës, me serbët që morën një barazim historik, 2-2 në takimin e parë. Roma pritet ta ketë një formalitet duelin me Bragën, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Detyrë të vështirë do ketë Napoli.

Italianëve i duhet të përmbysin disavantazhin 2-0 të takimit të parë përballë Granada për të vijuar më tej. Arsenal do jetë pjesë e 16 skuadrave më të mira të këtij turneu vetëm nëse eliminon Benfica.

Në këtë takim nuk ka favorit, pas barazimit 1-1 në sfidën e parë. Ajax niset favorit përballë Lille, me holandezët që kanë fituar duelin e parë me shifrat 2-1.

Klan News