Drita kualifikohet në turin e tretë

Shkëndija e Tetovës ka bërë mrekullinë në Rumani, teksa mposhti 1-0 Botosanin për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Europa League.

Një sukses i vuajtur, por mjaft i merituar për ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka, që u detyrua të luante në inferioritet numerik nga minuta e 67’, pas ndëshkimit të Alimit me karton të kuq.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Besart Ibrahimi në minutën e 2’ të takimit. Një parabël nga hyrja e zonës gjeti në kundërkohë portierin mik, realizim që fitoi lëvdatat e teknikut Gjoka.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Zbatuam detyrat taktike, ndeshjet në Europë fitohen kështu. Duke pasur një lojtar i Besart Ibraimi, që është i paparashikueshëm dhe është një aset i klubit, mendoj që e zgjidhëm ndeshjen”.

Në raundin tjetër, Shkëndija do të ketë një rival tejet të fortë si Tottenham Hotspur. Anglezët vuajtën në Bullgari përballë Lokomotiv Plovdiv të cilët udhëhoqën 1-0 deri në minutën e 80’. Por nervat lanë në baltë vendasit që e mbyllën takimin me 9 futbollistë.

Në turin tjetër kaloi edhe skuadra Drita e Gjilanit që mposhti 2-0 Sileksin dhe në raundin tjetër e pret Legia e Varshavës.

Fitore komode për Milanin që kaloi Shamrock Rovers 2-0 falë golave të Ibrahimoviç dhe Calhanoglu. Kuqezinjtë duhet të bëjnë llogaritë me Bodo Glimt për në raundin tjetër.

Tv Klan