skenderbeu

Skënderbeu është ende në garë për t’u kualifikuar në turin tjetër të Europa League pasi arriti fitoren e parë në fazën e grupeve. Ekipi i Mirel Josës mundi me rezultatin 3 – 0 Sporting Lisbon duke u hammarrë për humbjen e thellë të para 2 javëve në Portugali. Një fitore e madhe e skuadrës korçare që shpreson ende matematikisht për të vijuar garën në këtë aktivitet. Lojtarët e Skënderbeut zotëruan takimin e zhvilluar në Elbasan Arena, para pak tifozëve të pranishëm. Sabjen Lilaj i hapi rrugën drejt fitores kampionëve të Shqipërisë duke realizuar në minutën e 15’.

Sporting mbeti me 10 futbollistë prej minutës së 19’, pasi Rui Patricio u ndëshkua me karton të kuq. Portieri portugezëve pengoi Liridon Latifin brenda zonës. Sabjen Lilaj nuk gaboi duke kthyer në gol 11-metërshin. Entuziasmi për suksesin nuk i shpërqendroi lojtarët e Skënderbeut, të cilët u treguan të kujdesshëm në mbrojtje dhe kërkues në sulm.

Goli që vulosi gjithçka u realizua nga Nimaga në minutën e 56’. Mesfushori nga Kameruni shfrytëzoi goditjen e gabuar të portierit Marcelo. Kundërshtari i radhës për Skënderbeun do të jetë Besiktas më 26 nëntor në Stamboll.

Tv Klan