salihi

Sporting Lisbon rikthehet të luajë një ndeshje në Shqipëri pas 30 vitesh, ku do të sfidojë Skënderbeun sot në mbrëmje në “Elbasan Arena”.

Skuadra portugeze, në 1985 u largua me një barazim pa gola, në përballjen me Dinamon, në turin e dytë të Kupës UEFA.

Trajneri Jorge Jesus, pranoi në konferencën për mediat se do të synojë fitoren, e vetmja mënyrë për të shpresuar te kualifikimi në turin tjetër, përballë një kundërshtari, që shpreson të mos dalë pa pikë nga faza e grupeve.

Përveç Skënderbeut deri më tani është edhe Dinamo Minsk që mbetet ende në kuotën 0 pikë.

Ekipi korçar i ka humbur me 1 gol diferencë dy takimet e fundit në Kupat e Europës, ndaj Dinamo Zagreb në play off e Champions Legaue me rezultatin 1 – 2  dhe ndaj Besiktas 0 – 1, në takimin e parë në grupe të Europa League.

Megjithatë edhe Sporting duhet të thyejë një tabu, të fitojë pas 16 ndeshjesh në Europë jashtë fushe. Rezultatin e kësaj sfide mund ta tregrojë vetëm fusha, siç tha edhe trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa.

Takimi do të nisë në orën 21:05 në “Elbasan Arena”.

Tv Klan