Partizani sfidon Kastriotin, Mehmeti kërkon përqendrim nga lojtarët

Katër pikë në dy ndeshjet e radhës do e pozicionin Partizanin në vendin e tretë në fundin e sezonit. Të kuqtë presin Kastriotin pa objektiva për t’u afruar akoma dhe më shumë me zonën që të dërgon në Europë. Objektiv që kënaq jo pak trajnerin Dritan Mehmeti.

Krutanët po kalojnë një moment negativ në javët e fundit, gjithsesi Mehmeti kërkon që kryeqytetasit të mos e nënvlerësojnë kundërshtarin.

Partizani gjendet në vendin e tretë, i distancuar me 3 pikë nga Kukësi dhe Vllaznia, teksa Kastrioti e ka siguruar qëndrimin në elitë për sezonin e ardhshëm.

Klan News