10 vjet pas krizës financiare globale, ekonomia e Europës ka arritur një “shërim”, por jo ringjallje. Inflacioni i ulët, progresi në hapa të ngadaltë, ulja e interesit, janë bërë pjesë e normalitetit. Europa “melankolike” po përballet me pasoja të rrezikshme. Një tjetër dekadë e shkuar dëm do të thellojë ndarjen mes zonave urbane e rurale në Europë, duke privuar mundësitë e shumë të rinjve për punë dhe duke ushqyer më tej destabilitetin politik.

“Rreziku është shumë i lartë dhe ne po e kuptojmë me shumë vonesë kohën e shpenzuar pa bërë asgjë”, tregon Carsten Brzeski, ekonomist në Gjermani.

Shtetet eurpiane e kanë vendosur buxhetin e tyre në një strukturë rregullash që supozohet të çojë në huamarrje, por ekspertët thonë se mirëmenaxhimi i shpenzimeve qeveritare mund ta ndihmojë Europën të dalë nga kjo amulli.

Kushtet në Europë po krahasohen me dekadën pasive japoneze, një periudhë e karakterizuar nga zhvillim i ulët në çdo aspekt gjatë viteve 1990, nga ku japonezët nuk arritën të dilnin lehtë.

Klan Plus