Europa nën ethet e zgjedhjeve – TV KLAN

Europa nën ethet e zgjedhjeve

Betejë e ashpër mes liberalëve dhe populistëve

21 vende europiane hapën qendrat e votimit mëngjesin e kësaj të diele për ditën e katërt dhe të fundit të zgjedhjeve e europiane, të cilësuara si më të rëndësishmet në dekadën e fundit.

Pas votimeve në Britani të Madhe, Holandë, Irlandë, Maltë, Çeki e Sllovaki, tashmë është radha e vendeve kryesore të zgjedhin 751 përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian.

Beteja kryesore është ajo mes partive liberale ku bëjnë pjesë dy grupimet më të mëdha, Partia Popullore e qendrës së djathtë dhe Socialdemokratët e qendrës së majtë, që synojnë një Europë më të unifikuar. Nga ana tjetër janë grupimet populiste euro-skeptike, që synojnë të marrin një shumicën e deputetëve, dhe kanë premtuar të zhbëjnë pjeën kryesore të politikave liberale të ndërmarra aktualisht.

Por, pavarësisht sondazheve, populistët e morën goditjen e parë në Holandë dhe Irlandë, ku Exit Poll-et nxorën fitues partitë e qendrës.

Sipas analistëve, ndikim në rënien e popullaritetit të euroskeptikëve pati video-skandali i ish-zv/kancelarit austriak nga radhët e të djathtës radikale, i cili u shfaq duke negociuar fshehurazi për tenderat në infrastrukturë.

Tv Klan

Kategori
BotaLajmet KryesoreTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione