Situatë problematike në Greqi, Francë dhe Spanjë

Zjarret përreth Athinës janë të pandalshëm. Një tjetër vatër e madhe është hapur 50 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit grek pranë fshatit Vilia.

Autoritetet evakuuan qindra banorë të 5 fshatrave të zonës përreth, pasi flakët që po shkrumbojnë pishat janë shumë pranë banesave. Për vënien e tyre nën kontroll janë angazhuar mbi 400 zjarrfikës, mes të cilëve ka edhe nga vende të ndryshime europiane.

Ende larg shuarjes janë flakët në zonën e Varit në jug të Francës, ku qindra zjarrfikës janë angazhuar për të vënë vatrat nën kontroll. Flakët ndihmohen nga erërat e fuqishme, teksa për 2 ditë është 2 fishuar në mbi 7 mijë hektarë sipërfaqja e djegur. Zjarret masive vazhdojnë edhe në rajonet qendrore të Spanjës.

Tv Klan