Franca në gjendje të jashtëzakonshme

E gjithë Evropa po lufton me të nxehtin dhe thatësirën. Mungesa e ujit  po gjunjëzon bujqësinë dhe po e vendos sektorin e turizmit në vështirësi. Nga Rumania në Spanjë, gjysma e territorit të kontinentit të vjetër është në rrezik. Në Itali,  ky vit është deri tani viti më i nxehtë që nga shekulli i 19-të dhe  dëmet në bujqësi  kanë shkuar në 6 miliardë euro.

Prodhimi i misrit dhe foragjerit është përgjysmuar, një rënie me 30% për grurin, 15% për frutat dhe 20% për qumështin në stalla.  Megjithëse është shumë herët për të bërë një bilanc, pas disa muajsh shifrat ndoshta do të jenë edhe më të këqija.Ndërsa në Francë përdorimi i ujit është i kufizuar në 93 rajone.  Situata është e vështitrë edhe në gadishulli Iberik, por edhe më në veri: Holanda, Gjermania, Polonia, Hungaria dhe Sllovenia, Kroacia, po përballen me të njëjtat shqetësime.

Në Portugali, energjia hidroelektrike e ruajtur në rezervuarë është gjysma e mesatares së shtatë viteve të mëparshme.E sikur të mos mjaftonte  zjarret që shkatërrojnë mijëra hektarë tokë janë një tjetër problem madhor.

Tv Klan