Rikthehen temperaturat mbi 40 gradë

21 departamente në Francë kanë lëshuar alarmin portokalli, të dytin për nga rëndësia, për shkak të valës së të nxehtit ekstrem që u rikthye në Europë. Sipas shërbimeve meteorologjike, termometri do të shënojë rreth 36 gradë Celsius, ndërsa gjysmën e dytë të javës pritet të arrijë deri në 41 gradë.

Në valën e parë të të nxehtit afrikan, Franca regjistroi temperaturën më të lartë, 46 gradë Celsius që përbënte edhe rekord historik për vendin transalpin.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Britani të Madhe, Spanjë e Portugali, ku autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të shmangin orët e pikut.

Teksa Europa pritet të përballet me valën e dytë përvëluese, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë prekur nga i nxehti ekstrem. Mbi 200 milionë banorë do të preken nga pasojat e temperaturave të larta që pritet t’i tejkalojnë 38 gradë Celsius, nivele të pazakonta për kontinentin amerikan.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blazio shpalli gjendjen e emergjencës për t’i bërë ballë të nxehtit dhe për të shmangur pasojat në jetë njerëzish.

Tv Klan