Varianti Delta po nxit një rritje rekord të infektimeve, shtetet i rikthehen vendosjes së kufizimeve

Evropa u bë rajoni i parë në të gjithë botën për të kapërcyer 50 milionë raste koronavirus për dy javët e fundit, pasi varianti më ngjitës Delta nxiti një rritje rekord të infeksioneve të reja të përditshme.

Rajoni po sheh një milionë infeksione të reja rreth çdo tetë ditë dhe ka raportuar gati 1.3 milionë vdekje që nga fillimi i pandemisë. Varianti Delta, i cili është dukshëm më ngjitës se versioni origjinal i COVID-19, është zbuluar në rreth 100 vende dhe tani është varianti dominues në të gjithë botën. 

Tregjet evropiane u përballën me një lëkundje ndërsa aksionet ranë më shumë se 2%, sesioni i tyre më i keq në nëntë muaj, pasi varianti Delta mund të ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike globale. Europa mbetet një nga rajonet më të prekura në të gjithë botën dhe ka raportuar 27% të rasteve globale dhe 31% të vdekjeve globale.

Rusia, vendi europian më i prekur, është në prag të kalimit të 6 milionë rasteve. Kufizimet COVID-19 po zbatohen përsëri në vendet evropiane pas infektimeve të fundit.

Franca ka zbatuar disa nga masat më të ashpra në Europë, duke kërkuar një leje shëndetësore në çdo lloj biznesi dhe duke e bërë vaksinimin të detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë. Po ashtu edhe Greqia  u ka kërkuar klientëve në restorante, bare dhe kafene të mbyllura për të provuar se janë vaksinuar për të luftuar një rritje të infeksioneve.

Hollanda javën e kaluar njoftoi se po rivendos udhëzimet e punës nga shtëpia për shkak të rritjes së infeksioneve COVID-19, vetëm disa javë pas heqjes së tyre, si dhe disa kufizime në bare, restorante dhe klube të natës.

Klan News