Shqipëria, Kosova dhe Turqia me mbështetjen më të ulët

Qytetarët e vendeve europiane janë skeptikë për zgjerimin e unionit me vende të tjera anëtare. Në këtë përfundim arrihet përmes një sondazhi të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, ku konstatohet se 37% e të pyeturve ishin kundër zgjerimit.

Diferenca megjithatë, me të pyeturit që janë “Pro“ zgjerimit është shumë e ngushtë, vetëm 2%.

Duke qenë se vendet e Lindjes së Bashkimit Europian i kanë më të freskëta kujtimet e përpjekjeve për të arritur standardet europiane, solidariteti me aspirantët është më i madh.

Rumania ka numrin më të lartë të të pyeturve, 51% që e mbështesin zgjerimin me vende të reja anëtare. Sa më në Perëndim të unionit aq më shumë ulet përqindja e mbështetjes për anëtarësimet e reja me Francën ku 27% e qytetarëve janë “Pro” zgjerimit.

Sa i përket vendeve të veçanta aspirante, Kosova dhe Shqipëria së bashku me Turqinë kanë përqindjet më të ulëta të mbështetjes mes qytetarëve të BE-së mes vendeve aspirante.

Siç tregon grafiku, 24% e qytetarëve të unionit mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë, 4% më pak Kosovën dhe vetëm 19% Turqinë.

Polonia dhe Rumania ka numrin më të lartë prej 32% të të pyeturve, të cilët mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë, ndërsa mbështetja më e ulët për vendin tonë është mes gjermanëve dhe francezëve.

Tv Klan