Mund ndeshjen e fundit Bullgarinë 4-1

Kombëtarja shqiptare e futbollit në sallë e mbylli me sukses raundin e parë të Kampionatit Europian, duke dalë në vendin e parë në grup. Kuqezinjtë fituan thellë 4-1 ndaj Bullgarisë, brenda në fushën e kësaj të fundit, në qytetin e Varnës.

Halimi shënoi që në fillim për shqiptarët, që thelluan epërsinë me golat e realizuar nga Karaja dhe Selmanaj. Vendasit shkurtuan diferencën me anë të Stankoviçit, por ishte sërish Halimi që fiksoi rezultatin në 4-1 në minutat e fundit të ndeshjes.

Në përballjet e mëparshme, Shqipëria fitoi 4-1 ndaj San Marinos, dhe u mund minimalisht 0-1 nga Andorra. Kombëtarja e futsalit kalon kështu në fazën e dytë eliminatore të grupeve, ku do të jenë skuadrat kryesore të Europës si Spanja, Rusia, Portugalia, Italia, Franca, Belgjika, Kroacia, Serbia apo Çekia.

Pritet të përcaktohen edhe 7 ekipe nga play-off, ndërsa shorti do të hidhet në 14 maj.

Tv Klan