Trajneri Resuli: Kemi shans për të arritur në finale

Kombëtarja e Futbollit të sallës ka shansin të kualifikohet në finalet e Euro 2022, që zhvillohet për herë të parë me 16 ekipe.

Kalimi në ‘Elite Raund’ të këtij aktiviteti si e para në grupin që zhvilloi ndeshjet në Varna, e ngjiti në vazon e dytë. Një shans që në shortin që do të hidhet më 14 Maj në Nion.

“Është një shans i madh kësaj here për të arritur ëndrrën e kualifikimit. Të parat kalojnë direkt dhe të dytat më të dobëta luajnë play off për të shkuar në finale, pa harruar se të dytat më të mira kualifikohen direkt në fazën finale”, thotë trajneri Erind Resuli.

Loja e kuqezinjve të futbollit të sallës është në rritje, por sipas trajnerit Erind Resuli, për të qenë gati duhen edhe miqësore.

“Do na duhen të paktën 4 miqësore dhe këto do të jenë një provë për të marrë informacionin e duhur”.

Ndeshjet e ‘Elite Raund’ do të nisin në Shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të luhen për herë të parë me sistem vajtje – ardhje.

Tv Klan