Klajdi Bitri u eliminua që në sfidën e parë në Kampionatin Europian të xhudos për të rritur që po mbahet në Podgoricë.

Sportisti shqiptar i peshës deri 66 kilogramë u mund nga serbi Strahinja Bunçiç këtë të mërkurë.

Shqipëria përfaqësohet në këtë aktivitet me 4 sportistë, 3 meshkuj dhe 1 femër.

Kampionati Europian i xhudos për të rritur do të zhvillojë ndeshjet deri të dielën.

Tv Klan