UEFA ka zbuluar arbitrat kryesorë, që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e Euro U-17, kompeticion i cili do të zhvillohet në Shqipëri.

Për këtë turne, gjyqtarë kryesore do të jenë: Patrik Kolaric nga Kroacia, Mikkel Redder nga Danimarka, Olivier Reitala nga Finlanda, Joey Kooij nga Holanda, Lukas Kuzma nga Polonia dhe Oleksi Derevinskyi nga Ukraina.

Rregullorja e UEFA-s parashikon se secili nga këta arbitra, do të shoqërohet nga një asistent nga shteti i tyre.

Ndërkohë, gjyqtari shqiptar Florian Lata është përzgjedhur si arbitër i katërt në këtë Europian, së bashku me Kamal Umudlu nga Azerbajxhani.

Nga lista paraprake e asistentëve të konfirmuar deri tani janë Jonathan Bell nga Skocia dhe Guillaume Maire nga Zvicra.

UEFA pritet të zyrtarizojë së shpejti emrat e mbetur për asistentët, të cilët do të plotësojnë trupën gjyqësore të këtij turneu prestigjioz, që për herë të parë organizohet në Shqipëri.

Euro U-17 do të zhvillohet nga 19 Maji deri më 1 Qershor në Shqipëri, në katër stadiume: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”.

/tvklan.al