Shqipëria vijon të jetë burim kryesor i kanabisit bimor të trafikuar drejt vendeve të bashkimit evropian, bashkë me Marokun, Afganistanin, Libanin dhe Sirinë.

Sipas një raporti të Europol, grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar duke shtrirë aktivitetin e tyre në disa vende. Raporti prej 105 faqesh i cili publikohet një herë në 4 vite evidenton kultivimin e kanabisit në disa ndërtesa në periferi të Barcelonës nga shtetas shqiptarë, me shkallë të gjerë prodhimi, 3-4 vjelje në vit.

Europol bën të ditur se pandemia ka krijuar kushte ideale për përhapjen e krimit të organizuar në BE, të cilët kanë aftësi për tu përshtatur në mjediset që veprojnë. Trafiku i drogës mbetet biznesi më i madh kriminal në BE, për të vijuar me kontrabandimin e emigrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore për të vijuar me krimin ekonomik dhe financiar.

Një tjetër shqetësim i policisë evropiane është fakti se grupet kriminale kanë të përbashkët përshtatjen me platformat e reja në internet. Sipas raportit kriminelët shfrytëzojnë komunikimet e koduara për t’u lidhur mes tyre, përdorin media sociale dhe shërbime të mesazheve të menjëhershme për të arritur një audiencë më të madhe për të reklamuar mallra të paligjshme, ose duke përhapur dhe dezinformata.

Një pikë e fortë e grupeve kriminale është korruptimi agjencive ligjzbatuese, zgjerimi i bizneseve në fusha të ndryshme, dhe krijimi i një sistemi paralel financiar nëntokësor që lejon kriminelet për të lëvizur dhe investuar fitimet e tyre në miliarda euro.

SOCTA 2021 është një raport që bëhet si përmbledhje e disa operacioneve ndërkombëtare për të evidentuar grupet kriminale që cenojnë shoqëritë dhe ekonominë e shteteve evropiane.

Klan News