Lithuania's Renaldas Seibutis, right, and Mantas Kalnietis celebrate their 67-64 win against Serbia after their semifinal match at the EuroBasket European Basketball Championships, in Lille, northern France, Friday, Sept. 18, 2015. (ANSA/AP Photo/Michel Spingler)

Titulli i kampionit të Europës në Basketboll për meshkuj do të vendoset në finalen mes Spanjës dhe Lituanisë të dielën në Lilë. Skuadra iberike eliminoi Francën pas kohës shtesë me rezultatin 80 – 75, ndërsa ajo balltike Serbinë me rezultatin 67 – 64.

Një rikthim i Lituanisë në finale pas disfatës në 2013 përballë Francës. Lituanezët kërkojnë titullin kontinental për herë të katërt, ndërsa spanjollët për herë të tretë. Këto skuadra mbërritën në finale edhe pse ekipet të tjerë dhanë rezultate më të mira në grupe, pasi Franca, kampionia e fundit e Europës, Serbia dhe Greqia e mbyllën fazën e grupeve pa asnjë humbje.

Pritet të jetë një ndeshje e fortë, pasi Spanja dhe Lituani lanë jashtë garës kandidatët kryesorë për trofeun. Europiani i basketbollit për meshkuj zhvilloi sfidat në 4 vende të ndryshme dhe morën pjesë 24 përfaqësuese.

Tv Klan