Eurovision në faqen e tij zyrtare bëri të ditur, se në 16 Maj do të mbahet Festivali Europian i Këngës.

Eurovision vjen me titullin “Europe Shine A Light’ dhe do të transmetohet ditën e shtunë në orën 21:00.

Por ndryshe nga çdo vit, nuk do të ketë fitues dhe as votime sepse është menduar të mos jetë një format konkurues.

“Europe Shine A Light” premton shumë surpriza për fansat dhe shikuesit në shtëpi. Shfaqja do të vijë në moderimin e prezantuesve holandezë, Chantal Janzen, Edsilia Rombley dhe Jan Smit.

Eurovision gjithashtu synon të bashkojë artistët e vitit 2020, nga vendet e tyre në të gjithë Evropën, në një shfaqje ku do të performohet një prej hiteve të Eurovision, “Love Shine A Light”. Vargjet e kësaj kënge janë të përshtatshme për situatën aktuale në të cilën gjendemi.

Festivali live pritet të zgjasë rreth 2 orë dhe do të transmetohet edhe në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube.

Mbikëqyrësi ekzekutiv i festivalit, Jon Ola Sand u shpreh: Nuk do të ketë konkurs të këngës në Eurovision këtë vit. Në vend të kësaj, ne kemi ndërmend të bashkojmë Evropën në 16 Maj, me një program televiziv unik. duke inkurajuar të gjithë pjesëmarrësit e sivjetshëm të këngës në Eurovision. Gjithashtu duam të transmetojmë këtë shfaqje në frymën e unitetit dhe bashkësisë.


Ndërsa producenti ekzekutiv i festivalit, Sietse Bakker tha: Ne duam të bëjmë një shfaqje që vendos në qendër të vëmendjes, jo vetëm 41 artistët që do të performonin në Roterdam, por edhe të frymëzojnë ata në shtëpi. Gjithashtu të lidhë njerëz nga e gjithë Evropa, por edhe më gjerë në këtë periudhë të vështira. Sigurisht, do të nderojmë edhe ata që janë prekur nga pandemia dhe ata që punojnë shumë për ta luftuar atë. Le ta bëjmë këtë një moment të paharrueshëm në historinë e Eurovision!/tvklan.al