Publikohet video, fansat e krahasojnë me artisten me famë botërore

Edhe pak ditë kanë mbetur që Anxhela Peristeri të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovision-it”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.

Këngëtarja ka udhëtuar drejt Roterdamit për të bërë provat e para. Kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë.

Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur. Ajo shihet e veshur me një body me gurë dhe duket në super formë fizike. Shumë fansa e kanë krahasuar Peristerin me këngëtaren me famë botërore, Beyonce, ndërsa të tjerë vlerësojnë se Anxhela është një nga pretendentet më të forta për të fituar.

Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e “Eurovision-it” në natën e dytë, më 20 Maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë që do të performojë.

Klan News