Çeshtja nëse euro do të rezistojë ndan edhe ekspertët e ekonomisë në Europë por pjesa më e madhe e tyre shprehin besimin se Eurozona do t’i mbijetojë krizës së borxheve, siç rezulton nga një anketim i të përditshmës “Financial Times”.

Richard Jeffrey, ekonomist në një prej bankave më të mëdha britanike parashikon largime të vendeve anëtare të zonës euro.“Ka të ngjarë që një ose dy ekonomi të vogla të largohen nga Eurozonë. Por gjatë këtij cikli, vullneti politik është i predispozuar për të qenë më i fortë se realiteti ekonomik.”

Endrju Oswald, nga Universiteti i Uoruikut thotë se çelësi i mbijetesës së Euros qëndron tek perceptimi i shpirtit gjerman te reagimit ndaj krizës.

Andre Oswald, profesor në Universitetin e Ëarëick-ut: “Ekonomistët britanikë të cilët shprehen skeptikë për të ardhmen e Eurozonës, nuk e kuptojnë angazhimin e thellë të gjermanëve për të shpëtuar Euron. Për mendimin tim Eurozona do të mbijetojë edhe për disa vite, deri në rënien ciklike të rradhës, që do ta ndajë atë në dy pjesë.

Disa prej  analistëve të anketuar thonë se masat anti-krizë të ndërmarra nga europianët janë të pamjaftueshme dhe vetëshkatërruese. Xhon van Reenen nga Qendra e Performancës Ekonomike thotë se për këtë arsye largimi i Greqisë, ndoshta edhe i vendeve të tjera është i pashmangshëm.

Disa ekonomistë britanikë shprehen gjithashtu kundër vendimit të qeverisë britanike për të qëndruar jashtë zhvillimeve të zonës Euro. Sipas tyre është e pamundur që ekonomia britanike të mos preket nga efektet e shpërbërjes së Eurozonës. Sistemi bankar dhe tregëtia janë dy linjat kryesore përmes të cilave kriza e Euros do të përcillej edhe në Britani.

Shpërbërja e Eurozonës, sipas ekspertëve do të kishte efekte negative edhe për vendet që operojnë me monedha të tjera. Duke marrë shembull britaninë, ata thonë se falimentimi i euros do të rriste ndjeshëm vlerën e Stërlinës, çka do t’i bënte eksportet britanike më pak konkurruese./tvklan.al