Eva Alikaj: Në kohët e sotme ka vetëm puthje, llokoçitje dhe ngjeshje idiote


Eva Alikaj: Në kohët e sotme ka vetëm puthje, llokoçitje dhe ngjeshje idiote

19:20 13/12/2019

Aktorja, Eva Alikaj ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka një karrierë 30-vjeçare me mjaft role në teatër dhe film. Për të profesioni më i bukur në botë është padyshim aktrimi. Që e vogël, aktorja ka treguar se kishte një bindje të brendshme, se një ditë do bëhej aktore.

Alikaj gjithmonë ka preferuar rolet pozitive sepse ndihej mirë dhe përfshihej tërësisht në rol. Ajo gëzon një respekt të madh për gjithë aktorët, por në veçanti për Piro Manen.

Kisha për gjithë aktorët e teatrit adhurim, por respekti im i veçantë është për një njeri, Piro Manen. Më kujtohet që ditën e parë që kam hyrë, atëherë gëlonte teatri, nuk ishte kështu si i hapur, siç ka ngelur tani, si pa njeri. Plot aktorë të ndryshëm, nga më të mirët, njëri hynte tjetri dilte, nuk mund ta imagjinosh. Kam patur ca gjethe në të majtë, ishte si një strehë dhe u ngrit Piro Mane. “Mirëserdhe”, tha dhe unë thashë: “O Zot si mund të ngrihet ky të më mirëpresi mua”? Unë thosha në ato momente sinqerisht: “Ishalla nuk zgjohen këta dhe të kuptojnë që s’e kam vendin këtu”. Sinqerisht, kaq shumë i adhuroja”.

Aktorja tregon se tek “Romeo dhe Zhuljeta”, ajo nuk ka dashur të realizojë skenën e puthjes me Ndriçim Xhepën. Ndërsa teksa e krahason me skenat sot të puthjes, ajo thotë se nuk i preferon aspak sepse ka vetëm llokoçitje dhe asnjë mesazh apo inspirim.

Tek “Romeo dhe Zhuljeta” isha me Ndriçim Xhepën, aty është një shtyllë dhe ne nuk puthemi, nuk doja unë. Aty mungon, duhet të ishte sepse është Romeo dhe Zhuljeta. Por nëse ti interpretimin dhe të tërën e ke shumë mirë dhe tani në kohën e sotme ke vetëm puthje, llokoçitje, ngjeshje idiote, banale dhe s’ke asgjë, asnjë mesazh, asgjë që të inspiron dhe ti më puthesh dhe më ngjeshesh, tani më fal, më mirë ashtu se kështu”. /tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi