Eva Longoria, 43 vjeç, ka lindur fëmijën e saj të parë, një djalë që e ka quajtur Santiago Enrique. Aktorja dhe burri i saj Jose ‘Pepe’ Baston ndanë lajmin e bukur duke përshëndetur në spanjisht me

HOLA

!

Duke njoftuar ardhjen në jetë të djalit të saj, Eva tha për fansat se Santiago Enrique lindi të martën dhe se është një bekim.

Ylli hollivudian dhe bashkëshorti i saj, shtuan se ishin shumë mirënjohës ndaj Zotit për dhuratën e bukur.

Eva u njoh me presidentin e

Televisa

50-vjeçarin Jose përmes një miku të përbashkët në vitin 2013 dhe ata u martuan dy vjet më parë./tvklan.al