Këtë pasdite në emisionin “Rudina” në Tv Klan të ftuara ishin moderatorja Eva Murati dhe motra e saj, Doris, e cila shfaqej për herë të parë në ekran.

Eva Murati tregoi se ajo dhe motra e saj janë si dy shoqe të ngushta dhe pesë vite diferencë thuajse nuk ndikojnë fare në marrëdhënien e tyre.

Motra e Evës, Doris është studente në vitin e parë për mjekësi, duke ndjekur rrugën e të atit. Një nga pasionet e saj është edhe modelingu, ku përmes profilit të saj të Instagram ajo reklamon produkte të ndryshme edhe falë ndihmës së motrës.

E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari për këshillat që i jep motrës Eva Murati tha:

“Do doja të ruajë qetësinë, edhe vetes time ja them, edhe motrës. Ji vetvetja, të marrë frymë menjëherë, të mendohet patjetër. Një këshillë shumë e vyer që na e kanë dhënë prindërit në fëmijërinë tonë është të zhvilluarit e ndienjës së empathisë, vendose veten në këpucët e tjetrit. Kjo është gjëja që mungon në botën ku jetojmë, fakti që gjithsecili sheh atë jetën e vet edhe jeta që ndoshta është shumë e shfrenuar. Do doja që të gjithë të mendonim pak më tepër edhe që gjithsecili ka një luftë të fshehtë, që nuk e shohim publikisht. Duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm me atë çfarë thua që të mos lëndosh askënd”, ka treguar Eva Murati.

Në familjen e tyre fëmija më i vogël, vëllai, është më i përkëdheluri, ndërsa Eva Murati është më rebelja. Pasioni i dy motrave është fotografia./tvklan.al