A police car is parked in front of the chancellory in Berlin, Germany on January 6, 2016. REUTERS/Hannibal Hanschke

Katër kuti të dyshimta u gjetën mëngjesin e sotëm në hyrjen e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel.

Autoritetet e sigurisë dhanë alarmin dhe bënë evakuimin e ndërtesës, nga frika se ato mund të përmbanin lëndë shperthyese. Megjithatë pas ekzaminimit nga policia, rezultoi se kutitë ishin të mbushura me letra.

Njoftimin për rikthimin e qetësisë e dha një zëdhënëi i Policisë së Berlinit.

Ky lajm vjen në mesin e shqetesimeve se disa nga qytetet kryesore të Gjermanisë janë vënë në shenjestër terroristeve të Shtetit Isamik.

Në vigjilje të vitit të ri policia evakuoi dy stacione trenash në jug të Mynihut, pasi shërbimet sekrete njoftuan se të paktën 7 kamikaze ishin gati për të kryer sulme terroriste, në vende të populluara, kryesisht në stacionet e trenave dhe të metrove.

Tv Klan