Peshëngritësja shqiptare arrin sukses në Europian

Evagjelia Veli mori medalje bronzi në Kampionatin Europian që po mbahet në Moskë. Peshëngritësja shqiptare u kthye në garat ndërkombëtare duke u ngjitur në podium për peshën 55 kg në stilin e shkëputjes.

Veli ngriti 89 kilogramë në provën e saj më të mirë në këtë stil, ndërsa tentoi të fitonte edhe tjetër medalje në shtytje dhe dygarësh, por rezultati i saj në stilin tjetër ishte 105 kilogramë.

Më e mira që arritëm gjatë përgatitjeve ishte 106 kg dhe morëm përsipër rrezikun. Nuk na doli, por ndikoi edhe rikthimi në një garë pas disa viteve, por shpresojmë dhe jemi të sigurtë që do të bëjmë më mirë në garën e ardhshme”, është shprehur Evangjelia Veli.

“Ne prisnim diçka më shumë dhe meritonim dicka më shumë. Megjithatë gara është garë, kur ne rrinim pa palestër të tjetër punën dhe besoj se është e drejtë ky rezultat”, thotë trajneri Oneld Firanj.

Në ditët e ardhshme do të jetë radha e Briken Çaljes, Erkand Qerimajt, Daniel Godellit dhe Krenar Shorajt të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë Europian.

Tv Klan