Apple ka prezantuar 4 modele të reja të Iphone 14 që pritet të jenë të  disponueshme për klientët këtë muaj

Kompania Apple ka prezantuar së fundmi modelet e reja të iPhone 14.

Ashtu si ne vitet e mëparshme, gjenerata e re e iPhone-ve, u përball me disa kritika për mungesë inovacioni. Mesa duket pro e këtij mendimi, është edhe vajza e bashkëthemeluesit të ndjerë, Steve Jobs, Eve Jobs. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Eve Jobs , ka ironizuar iPhone 14 dhe inovacionin e kompanisë.

Ajo shpërndau në Instagram  një meme virale, që tregon një burrë duke pozuar me një këmishë identike me atë që ka veshur.

“Unë po përmirësohem nga iPhone 13 në iPhone 14 pas njoftimit të Apple sot,” shkruhet në postim.

IPhone 14 do të ketë një çmim prej 799 Dollarë ndërsa  iPhone Plus pritet të kushtojë  899 Dollarë dhe do të jetë i disponueshëm për tu porositur duke filluar nga 9 Shtatori. iPhone Pro do të kushtojë 999 Dollarë dhe iPhone Pro Max 1,099 Dollarë dhe do të jetë i disponueshëm më 16 Shtator.

Kujtojmë se në vitin 2011,  Udhëheqësi legjendar i Apple, Steve Jobs, u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e kancerit.

Klan News