Personazhe të njohur nga bota e showsbizit, kinemasë dhe modës u mblodhën për një event bamirësie me rastin e Lojrave Olimpike në Paris .

LeBron James, Novak Gjokovic, Serena Williams dhe Aly Raisman parakaluan në tapetin e kuq.

Ngjarja u organizua nga revista e njohur Vogue në partneritet me kompaninë e mallrave luksoze Louis Vuitton që është sponsori kryesor i lojërave Olimpike.

Zendaya, Snoop Dogg, Mick Jagger, Spike Lee, Jeremy Allen White, Charlize Theron dhe Queen Latifah ishin në mesin e yjeve të filmit dhe muzikës që kaluan  gjithashtu në tapetin e kuq.

Pharrell Williams, drejtorin e ri kreativ të veshjeve për meshkuj  të Louis Vuitton ka bërë të ditur  se ngjarja ishte pjesë e një projekti për të mbledhur fonde për atletët në nevojë.

Klan News