Everton e nis fuqishëm


Everton e nis fuqishëm

07:00 15/09/2020

Mposht Tottenham

Everton ka bërë surprizën e javës së parë në Premier League angleze. Skuadra shumë e arnuar gjatë kësaj merkato, pas blerjeve të James Rodriguez dhe Allan ka mposhtur minimalisht 1-0 Tottenhamin në transfertë, duke konfirmuar edhe njëherë se objektivat e këtij sezoni janë tepër të mëdha.

Ndeshja u vendos nga një gol i Calvert Lewin në minutën e 55-të, me Carlo Ancelottin që përpos 3 pikëve fiton edhe duelin direkt me teknikun e “gjelave” Jose Mourinho.

Fitore në transfertë dhe për Leicester United. “Dhelprat” mposhtën pa shumë probleme 3-0 West Bromwich për t’iu bashkangjitur kështu Arsenalit në krye të klasifikimit me 3 pikë.

Castagne hapi serinë e golave, teksa për të mbyllur llogaritë mendoi Jamie Vardy. Anglezi u tregua i ftohtë dy herë nga pika e bardhë e penalltisë, duke u vënë menjëherë në ndjekje të Mohamed Salah në garën për këpucën e Artë të Premier League angleze.

Emocione dhe në La Liga. Derbi i Valencias foli totalisht për skuadrën me të njëjtin emër, teksa fitoi me përmbysje 4-2 përballë Levantes. Morales kaloi dy herë në avantazh miqtë, por golat e Gabriel, Gomez dhe dopieta e Vallejo i dhanë pikët e plota Valencias që merr përkohësisht kreun e klasifikimit.

Në takimet tjera, Villareal barazoi 1-1 me Huesca. Rezultat i njëjtë dhe në Valladolid-Real Sociedad, ndërkohë që Betis befasoi Alaves duke i marrë 3 pikët.  Për shkak të mbylljes së vonë të sezonit të shkuar, Barcelona dhe Real Madrid nuk e zhvilluan ndeshjen e javës së parë, respektivisht ndaj Elche dhe Getafe.

Klan Plus




Të ngjashme