Skuadra angleze emëron Dyche, 51-vjeçari firmos deri në 2025

Pas refuzimit të Marcelo Bielsa dhe tentativave të dështuara me disa të tjerë, Everton ka gjetur trajnerin e fazës së dytë. Skuadra nga Liverpool ka emëruar në këtë post, Sean Dyche. 51-vjeçari ka rënë dakord për ta drejtuar skuadrën nga Goodinson Park për dy vite e gjysëm, me kontratën që i skadon në Qershor të vitit 2025.

“Është një nder të bëhem trajner i Evertonit. Stafi im dhe unë jemi të gatshëm dhe të etur për të ndihmuar që ky klub i madh të kthehet në rrugën e duhur,”
ishin fjalët e parë të Dyche si trajner i Everton.

Në këtë post, ish-trajneri i Burnley do të pasojë Frank Lampard. Everton po kalon një moment negativ duke notuar në ujëra të turbullta në zonën e rënies nga kategoria.

Lampard u shkarkua nga klubi javën e shkuar, pas një serie prej 9 humbjeve në 12 ndeshje të Premier League angleze. Pikërisht ky është misioni i Dyche, për të shmangur rënies dhe ngjitur në tabelën e renditjes.

Klan News