Cavani shumë i rëndësishëm për PSG

Everton interesohet për mesfushorin Emre Can. Ish-lojtari i Liverpool nuk ka qenë titullar i rregullt tek Juventus dhe një largim në këtë moment të karrierës mund të jetë i volitshëm për të.

Sipas mediave italiane, lojtarit i intereson të jetë pjesë e kombëtares gjermane në europian dhe Premier League mund t’ia garantojë këtë. Carlo Ancelotti e kërkon futbollistin dhe Everton pritet të bëjë ofertën. Oferta është e njëjta pagë, ose pak më e lartë se tej Juventus për një kohëzgjatje deri në 2025.

PSG ka refuzuar një ofertë prej 10 milionë eurosh për Edinson Cavanin. Paratë ishin të Atletico Madrid. Futbollisti uruguaian kërkon të largohet këtë muaj nga Parisi, por klubi nuk e lëshon, pasi siç e ka thënë edhe herë tjetër, Cavani është shumë i rëndësishëm, aq më tepër për pjesën e dytë të sezonit. Parizienët rrezikojnë që Cavani të largohet në verë me kosto zero.

Tv Klan