Evidentimi i dëmeve të tërmetit

Posta

Evidentimi i dëmeve të tërmetit

16:07 23/09/2019

Banorët e Kombinatit strehohen në qendrat sociale

Pasojat që la pas në kryeqytet tërmeti i 21 Shtatorit po evidentohen. Ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës i janë përgjigjur ankesave të banorëve duke vijuar kontrollet në terren.

“Gjendemi në njësinë nr 9 në Tiranë, në një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti. Grupet e inspektimit po nisin verifikimin e dëmeve të bëra”.
Çarje dhe plasaritje e mureve, e deri ne rënie të suvasë, janë dëmet që lëkundjet e forta kanë shkaktuar në këtë banesë.

Të dhënat paraprake për territorin që administron Bashkia Tiranë flasin për 455 banesa të dëmtuara, prej të cilave 35 banesa të dëmtuara plotësisht dhe 420 me dëme të pjesshme. Dëme janë konstatuar edhe në 63 pallate dhe 10 biznese.

Kombinati është një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Shumë banorë janë strehuar në qendrat sociale.

“Aktualisht në qendrën sociale në zonën e Misto Mames kanë mbetur 3 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti. Ata po marrin shërbimet e nevojshme deri sa të gjendjet një zgjedhje”.

Nga të dhënat e Emergjencave Civile rezulton se në të gjithë territorin janë 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat 50 banesa janë shkatërruar plotësisht.

Plasaritje kanë pësuar rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete. Më të prekura janë fshatrat e Durrësit, por edhe Ndroqi në Tiranë, Vora e Maminasi.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi