Evropa në akull, mot i keq edhe në SHBA

Evropa në akull, mot i keq edhe në SHBA

14:00 10/01/2017

Evropa ehte zgjuar të martën me një bilanc më të madh viktimash nga moti i keq, që ka përfshirë të gjithë kontinentin, që nga vendet baltike deri ne Ballkanin Perëndimor.

Të paktën 25 janë viktimat e konfirmuara deri tani. 17 janë viktimat në Poloni vetëm gjate fundjavës që shkoi, duke e çuar kështu numrin e te vdekurve në 65 që nga nëntori i kaluar.

Në Republikën Ceke, temperaturat kane shënuar minus 30 gradë, ndërsa viktimat më të shumta janë në radhët e të pastrehëve.

Në Bullgari stuhitë e dëborës kanë bllokuar rrugët kryesore. Më shumë se 75 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa dëbora ka arritur trashësi më të lartë një metër.

E gjithë Italia është përfshirë në kaos, dhjetëra fluturime janë anuluar. Tragetet e trenat kane dalë jashtë funksionit.

Por ata që po e vuajnë më shumë acarin që ka pllakosur mbi Evropë janë emigrantët që jetojnë në kampe.

Edhe Shtetet e Bashkuara nuk po e kalojnë më lehtë dimrin. Bregu perëndimor ndodhet nen efektin e një fronit të lagësht që nga fundi i javës së shkuar, që ka sjelle shira te rrëmbyeshëm, reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta që kanë shkaktuar dëme.

Ky fenomen i stinës se dimrit njihet me emrin 'Ananas Ekspres' dhe po shkakton përmbytjet më të mëdha në 11 vitet e fundit në pjese të Kalifornisë dhe Nevadës./ TV KLAN
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI