Protestohet në Austri, Zvicër, Rumani dhe Francë

Anekënd Evropës, qytetarët janë ngritur sërish në protesta kundër kufizimeve dhe masave të marra për të ndaluar një përhapje të re të koronavirusit.  Rreth 500 njerëz u mblodhën në rrugët e Vjenës ndërsa policia ka ngriti barriera për të parandaluar lëvizjen e demonstruesve drejt qendrës se kryeqytetit austriak. Ata brohorisnin parulla antiqeveritare duke kërkuar që kancelari Sebastian Kurz të largohet nga pushteti.

Disa protestues të dhunshëm përpoqën të thyejnë gardhin mbrojtës dhe u arrestuan nga policia. Manifestimi i protestës u organizua pavarësisht se në fuqi në Austri vijon të jetë izolimi dhe masat e rrepta të lëvizjes në grupë.

Zemërimi ndaj masave kufizuese është i lartë edhe në Zvicër. Policia arriti të shpërndajë pa problem një tubim të vogël të paautorizuar të qytetarëve rreth monumentit Tell në qytezën e vogël Altdorf.

Policia e kantonit e bëri të qartë paraprakisht se asnjë tubim nuk do të tolerohej dhe kontrolloi rrugët e hyrjes në qytezën Altdorf si dhe njerëzit që po mbërrinin me ane te transportit publik.

Oficerët e policisë u kërkuan disa herë qytetarëve  të largoheshin nga sheshi.  Edhe në rrugët e Bukureshtit me qindra qytetarë protestuan kundër masave kufizuese të vendosur nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Demonstruesit brohorisnin liri, poshtë qeveria.

Grupe protestuesish bllokuan Sheshin e Fitores dhe zonën pranë Universitetit duke shprehur zemërimin e tyre ndaj izolimit, shtetrrethimit dhe mbylljes së bizneseve masa që hynë në fuqi në fund të Marsit.

Ndërkaq ne në Paris aktivistët nga lëvizja globale e drejtësisë Attac organizuan një shfaqje në stacionin e metrosë Bercy për të nxjerrë në pah pabarazinë në rritje të shkaktuar nga pandemia. Shoqata po bën thirrje për vendosjen e taksave për njerëzit më të pasur dhe fitimet e papritura të kombeve të mëdha.

Klan News