OBSH e emëron mutacionin me emrin “Omicron”

Varianti i ri i Covid -19, i shfaqur fillimisht në Afrikën e Jugut, ka mbërrit edhe në Evropës. Një rast u zbulua në Belgjikë, tek një udhëtar i kthyer nga Egjipti më 11 Nëntor. I vënë nën alarm, pasi nuk dihet nëse ky variant luftohet nga vaksinat, Bashkimi Europian po përshpejton për të vendosur  mbylljen e kufijve me Afrikën e Jugut.

Pas takimit të mbajtur në Gjenevë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e vendosi ta njohe me emrin “Omicron” variantin e ri të Covid-19, që njeh 32 mutacione. Bota është në alarm pasi ai përhapet më shpejt dhe mund të thyej të gjitha mbrojtjet e deritanishme të antitrupave të krijuara si natyralisht ashtu edhe përmes vaksinimit.

Dhjetëra vende anembanë botës, përfshire SHBA-në, BE-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur ndalime udhëtimi kundër një numri vendesh të Afrikës Jugore në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e këtij varianti të ri të koronavirusit.

Udhëtaret të cilët fluturuan nga Afrika e Jugut për në Amsterdam me destinacion final Manchesterin në Mbretërinë e Bashkuar u mbajtën me orë të gjata në aeroport për t’u testuar.

Ministria e Shëndetësisë në Holandë pohoi se pati 61 raste pozitive të cilat janë karantinuar në një hotel pranë aeroportit. Autoritetet shëndetësore konfirmuan se testimet do të vijojnë për të parë nëse në këto infektime gjendet edhe varianti i ri i Covid “Omicron”.

Tv Klan